Deputetja e LV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për gjuajtjen me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti.
Ajo ka thënë se të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar.
Sipas Nagavcit, opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, “me dhënie të propozimeve e ideve alternative”.
Ndaj këtij postimi ka reaguar anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha.
Ai ka thënë se po i vjen mirë që tash LV-ja po kupton se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. “Nuk po dua të mbrojë askënd për veprimin e sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, por me çuditë një postim në Facebook i deputetes Arberie Nagavci e cila paska deklaruar: “Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar. Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative”. Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...