Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Peci është parë duke u larguar nga objekti i Prokurorisë Speciale, pa u deklaruar para mediave. Po ashtu, as avokati i tij nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar se Peci është intervistuar në rastin e granteve, në cilësinë e të pandehurit.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, kanë bërë të ditur nga kjo Prokurori për Arbresh.info.
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...