Familjet e zyrtarëve të policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës do të marrin edhe nga 300 euro shtesë krahas pagës mujore.
Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, shkruan arbresh.info
Propozimi i paraqitur nga kryeministri, Ramush Haradinaj mori aprovimin e ministrave të Qeverisë.

Kujtojmë që familjarët e zyrtarëve policor që kanë rënë në krye të detyrës marrin 70% të pagës. Gjatë kësaj mbledhje u mor vendim gjithashtu qe dhe 15 mijë euro te ndihmohet familja e policit, Sami Thaqi dhe me nga 10 mijë euro familjet e dy policëve të tjerë që morën lëndime trupore mbrëmë në një aksion policor në Zhur të Prizrenit./arbresh.info/
Lexo edhe:
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...