Policia e Kosovës konkretisht Sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomike – DHKEK, pas aplikimit të metodave dhe teknikave të avancuara të hetimit, mbështetur nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar operacionin policor lidhur me planin operativ ‘100 euro’.
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta’.
Personat e dyshuar të arrestuar gjatë këtij operacioni janë I. S. 38 vjeçar dhe F. B 26 vjeçar
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar treqind e nëntëdhjetë e tri (393) kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara prej njëqind euro (100€), vlera e të cilave arrin tridhjetë e nëntëmijë e treqind euro (39,300.00 €uro ).
Me urdhër verbal të gjyqtarit, nga Gjykata Themelore në Pejë, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast janë sekuestruar dy (2) telefona celularë, një automjet i tipit Golf V ngjyrë e zezë me targa vendore.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim personi nr. 1 dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa personi nr.2 lirohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin