Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë zona të Gjakovës janë përfshirë nga vërshimet.
Sipas njoftimit, Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit, duke intervenuar pa ndërprerë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur.
Ndërhyrjet përfshijnë evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara, sigurimin e objekteve dhe menaxhimin e situatave emergjente, me prioritet mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
Ekipet tona mbeten në gatishmëri të plotë dhe do të vazhdojnë intervenimet sipas nevojës, në koordinim me institucionet përkatëse.
“I ftojmë qytetarët që për çdo rast emergjent të kontaktojnë numrat zyrtarë 193 ose 112 dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Solidaritet, përgjegjësi dhe kujdes. Jemi në shërbim të qytetarëve.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...