Sot Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e opozitës Albin Kurti, shkruan arbresh.info
E për këtë ka raportuar edhe Reuters e Euronews.
“Policia e Kosovës arrestoi të tre ligjvënësit të premten, duke përfshirë udhëheqësin kryesor të opozitës, të cilin ata e pranguan në rrugë, pasi të tre nuk arritën të paraqiteshin në gjykatë për akuzat për lirimin e gazit lotsjellës në parlament në vitin 2015 dhe 2016”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Më tej thuhet se për të prangosur Kurtin dhe dy deputetet tjera u desh të përdorej edhe sprej, pasi që arrestimi pengohej nga ligjvënësit tjerë nga Vetëvendosja.
“Kurti fitoi më shumë vota se çdo kandidat tjetër politik dhe partia e tij erdhi e para në zgjedhjet e menjëhershme të qershorit, por ai nuk hyri në koalicionin qeverisës”, vazhdon më tej./Arbresh.info/
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot