Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë

13:25 | 30 Mars 2026
E.G

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës pas ekspozitës që sipas tyre paraqiste të dhëna të pasakta për masakrat e kryera gjatë luftës.

Pakënaqësia e tyre u intensifikua kur nuk u lejuan të hynin në oborrin e Kuvendit, duke u detyruar të futen me forcë përmes hyrjes kryesore.