Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë – KEDS, ka njoftuar se janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës si pasojë e erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të vendit.
KEDS-i tha se janë dëmtuar disa shtylla elektrike dhe përçues elektrikë ku katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti.
“Katër shtylla të tjera të konstruksionit të hekurt janë dëmtuar në Viti, duke lënë pa furnizim me energji elektrike një numër të caktuar të konsumatorëve tanë aty dhe në fshatrat përreth”.
“KEDS informon konsumatorët e prekur në këtë rajon se, edhe pse riparimi i këtyre shtyllave të konstruksionit të hekurt merr kohë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e e ditur se janë angazhuar ekipe shtesë me qëllim që t’u rikthehet furnizimi me energji.
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...