Pasditen e së hënës kanë filluar të bien temperaturat, ku në disa vende ka pasur edhe stuhi e reshje shiu.
Madje në Komunën e Lipjanit pati edhe dëme të konsiderueshme.
Në fshatin Babush i Muhaxherëve, të kësaj komune si pasojë e erërave të forta është dëmtuar kulmi i shkollës “Ernest Koliqi”.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe relativisht i freskët.
Por sipas IHMK gjatë së martës vranësirat do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Derisa në bazë të informacionit të Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve që vijnë do të ketë reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.
Kështu, sipas njoftimit, në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave./Telegrafi/

Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë
Kërcënimi i Trumpit ngre çmimet e naftës në tregjet globale
Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?