Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan thotë se shteti i tij do të lobojë në njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga shtete të reja.
Këtë e bëri të ditur Erdogan gjatë konferencës së parbashkët me presidenten Vjosa Osmani në Turqi, shkruan arbresh.info.
Erdogan tha se gjatë takimit sy me sy me Osmanin, kanë biseduar për vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën , tek të cilat mund të lobojë Turqia.
Për sa i përket çështjes së njohjeve të Kosovës, hapi i parë që hodh nga SHBA-të, unë atëherë isha kryeministër, ishim duke mbajtur mbledhjen e Qeverisë, sapo e morëm lajmin dhe njoftimin e njohëm menjëherë Pavarësinë e Kosovës, ishim ne, Turqia. Në takimin teta tetë me zonjën Osmani, ajo më dha emrat e disa vendeve për të siguruar njohje të reja për Kosovën . Urojmë që të kemi njohje të reja”, u shpreh Erdogan./arbresh.info/
LEXO EDHE
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...