Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk atje.
Erdogani tha se pjesëtarët e KFOR-it turk janë në veri për paqe dhe qetësi, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, nuk do të ketë ndonjë problem
“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe gjersa KFOR-i turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdogan në konferencë për media, raporton Mitropol.
I pari i shtetit turk mori pjesë në Samitin e NATO-s i cili u mbajt në Hagë të Holandës.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...