Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.
Ai reagimin e tij e drejton nga opozita, për faktin se opozita po thotë se po izolohemi, ndërsa sot vizat u hoqën edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Opozita thotë se po izolohemi, ndërsa vizat u hoqën nga BE-ja këtë vit, sot edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza”, shkruan ai në Facebook.
Ai tutje shprehet se nuk e di se për cilin izolim po flet opozita, pasi sipas tij izolim për Kosovë ishte vet opozita.
“Për cilin izolim flet opozita, izolim për Kosovën ishte vet opozita”, shkruan ai, raporton Arbresh.info
Ndryshe sot gjatë ditës presidentja e vendit, Vjosa Osmani njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani mund të udhëtohet në shtetin arab vetëm me pasaportë.
Osmani tha se marrëveshja për heqjen e vizave mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara ishte arritur gjatë takimit të muajit të kaluar me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe tashmë është nënshkruar.
“Falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në “X”./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave ende nuk ka hyrë në fuqi
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C