Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, ka emëruar kryeshefi ekzekutiv, Bekir Gërgurin dhe zv. kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Ramadan Budakova.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka bërë të ditur se në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërgurin.
“Gërguri gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK”, njofton KEK-u.
Gjithashtu, sipas njoftimit, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka emëruar Ramadan Budakova në pozitën e zv.kyeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij të cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. kryeshefit ekzekutiv.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut thkeson se është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike.
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...