Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka emëruar Drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berishën. Emërimi i tij është bërë me rekomandim të ministrit të Financave Avdullah Hoti.
Në një komunikatë për media Ministria e Financave spjegon ecurinë e zgjedhjes se drejtorit me anë të konkursit të shpallur më 15 nëntor të vitit që shkoi.
“Me datë 06.12.2016 ministri i Financave Avdullah Hoti ka emëruar Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve dhe përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për pozitën e Drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Republikës së Kosovës. Janë pranuar 22 aplikacione bazuar në procesin e datës 02.12.2016, nga të cilët 12 janë ftuar në intervistë me gojë”, thuhet në njoftimin e MF-së.
Në të gjitha fazat e konkursit, Komisioni ka punuar së bashku me partnerin implementues të caktuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, siç parashihet në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më 15 gusht të vitit 2016 nga kryeministri i Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
“Komisioni në dakordim të plotë me partnerin implementues, më datë 18 janar ka dhënë Rekomandimin për kandidatët më të suksesshëm që i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm”.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës ushtron këtë funksion nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në përfundimin e mandatit pas tri viteve, me mundësi të vazhdimit të mandatit./Arbresh.info
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...