Elvis Naçi bën me shtëpi familjen pesë anëtarëshe nga Kishnica e Graçanicës

10:05 | 17 Maj 2020

Ëndrra qe e kishte tashmë ju bë realitet.

Nebih Gashi nga Graçanica  është tash e katër vite në karrocë. Shkas për këtë u bë puna e rend fizike të cilin Gashi e punoi më vite.

Si të mos mjaftonte kjo, gjendjen ia rënduan edhe më shumë kushtet e rënda ekonomike.

Ai së bashku me dy fëmijët, nënën dhe gruan jetonin në një shtëpi me kushte të rënda.

Shpresë për ta u bë shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët” të cilët ia blenë një banesë në Fushë Kosovë.

Kryefamiljari Gashi e falënderon shumë Elvis Naçin për banesën.

“Po ndihem shumë mirë, faleminderit Elvis Naçit, Allahu e shpërbleftë. E kam pas gjendjen shumë të vështirë. S’kom mujt kurrë me dal. Kam qenë i vetmi i shtëpisë duke punuar, por tash jam i paaftë për punë”.

Sylejman Rrahmani përfaqësues i shoqatës “Shqiptarët për shqiptarët” në Kosovë tregon në lidhje më këtë iniciativë.

“Këtu erdhëm që së bashku me gjithë shqiptarët të bëjmë një hap të marrim familjen e Nehbi Gashit t’i ofrojmë një strehim më të mirë dhe më të rehatshëm. Ka qenë në kushte të vështira duke marrë parasysh shëndetin e tij”, është shprehur Ramadani.

Familja e Gashit do të vendoset në një banesë në Fushë Kosovë e cila do të jetë edhe shtëpia e tyre e re./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara