Qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë një bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kështu vlerëson zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani i cili tha se laboratorët e drogës e armët janë gjetur pikërisht për shkak të këtij bashkëpunimi.
“Kemi bashkëpunim shumë të mirë me qytetarët sepse të gjitha këto informacione dhe të gjitha këto armë e gjitha këto laboratorë të drogës dhe të gjitha këto që janë gjetur deri më tani shkojnë veq me bashkëpunim me qytetarë”, u shpreh ai.
Elshani thekson se kanë bashkëpunim shumë të mirë edhe sa i përket paraqitjes së rasteve në dhunë në familje dhe paraqitjes së rasteve të cilat ndodhin në lokale gjatë natës.
Se është rritur besimi dhe bashkëpunimi, zvdrejtori ofron edhe statistika duke thënë se gjatë 2024 ka pasur më shumë raste të raportuara ndonëse shumica e policëve kanë qenë shqiptarë.
Për dallim me vitin 2022, ku shumica e policëve kanë qenë serbë.
Për të rritur bashkëpunimin, ai tha se janë duke punuar në kuadër të projekteve për policimin në bashkësi, KLSP-në (Komitetet Lokale për Sigurinë në Bashkësi) në formim e sipër, KKSB-në që shkojnë dhe veprojnë në kuadër të komunave.
Ai tha se kanë qenë 65 rrugë ilegale por që tani janë mbyllur 25 prej tyre.
Elshani konsideron se është bërë një punë shumë e mirë në parandalimin e kontrabandës.
“Ka mundësi që ka më shumë kontrabandë në jug se sa në këtë zonë ku jemi këtu”, tha mes të tjerash ai.
Ai po ashtu vlerësoi edhe bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in.
Ndryshe, situate e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë stabile por delikate.
Situata e sigurisë ka kontribuar në një mjedis të sigurt për zhvillimin ekonomik të asaj pjese por edhe integrimin e qytetarëve serbë./Arbresh.info/Erolinda Gashi/
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia