Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë reaguar ndaj interpretimeve të bëra për raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe në kundërshtim me përmbajtjen reale të dokumentit.
Në një reagim Specialja ka theksuar se raporti në asnjë pjesë të tij nuk konstaton se gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë shkelur të drejtat e njeriut të të akuzuarve, siç janë interpretuar disa prej gjetjeve nga institucione dhe zyrtarë në Kosovë.
Sipas reagimit, raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Speciales bie ndesh me standardet e Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e po ashtu nuk evidenton shkelje të konventave ndërkombëtare në vendimet që lidhen me paraburgimin e të akuzuarve.
Në reagim, Dhomat e Specializuara theksojnë se janë institucion gjyqësor i pavarur dhe se as Avokati i Popullit i Kosovës, e as Komiteti britanik nuk kanë të drejtë të paraqesin parashtrime në procedurat gjyqësore të Speciales.
Specialja vlerëson se disa interpretime të raportit, të bëra publikisht nga Avokati i Popullit, “nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen dhe përfundimet e raportit” dhe si të tilla, sipas tyre, krijojnë një perceptim të gabuar për funksionimin e gjykatës.
Sipas reagimit, një pjesë e çështjeve të ngritura në raport janë argumente që tashmë janë paraqitur nga ekipet mbrojtëse të të akuzuarve para gjyqtarëve të Speciales, ndërsa raporti – sipas DHSK-së – nuk i pasqyron në mënyrë të barabartë kundërargumentet e Prokurorisë dhe të përfaqësuesve të viktimave.
“Raporti pranon se të akuzuarit kanë në dispozicion mjete juridike dhe se disa nga çështjet e ngritura janë ende objekt i procedurave gjyqësore dhe mund të rishikohen në apel”, thuhet në reagim.
Ky reagim vjen pas prezantimit të raportit preliminar nga Naim Qelaj, i cili javën e kaluar kishte deklaruar se dokumenti i hartuar nga Komiteti britanik identifikonte shqetësime serioze për funksionimin e Speciales, përfshirë edhe pretendime për devijim të mandatit nga qëllimi fillestar.
Raporti ishte përgatitur nga Bar Human Rights Committee of England and Wales, me kërkesë të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.
Në Dhomat e Specializuara po zhvillohen procese ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe pengim të drejtësisë.
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...