Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë filluar pagesat për aplikuesit për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.
Me anë të një postmi në Facebook, Nagavci thotë se pagesat janë ekzekutuar për 120.425 aplikues.
“Të dashur prindër, Që kur është hapur aplikimi, më 15 gusht përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të. Sot kemi filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues. Aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore”, ka deklaruar ajo./Arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...