Mbetjet mortore të gjetura në Rashkë, pritet të ekzaminohen në Kosovë, por edhe në Serbi.
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj për arbresh.info ka thënë se ende nuk dihet se kur do të mund të sillen mbetjet mortore në Kosovë, raporton arbresh.info.
Gjetaj, pohon se nuk është në dijeni se kur mund të përfundojnë gërmimet në Rashkë, të cilat ka tri javë që kanë nisur.
“ Ekzaminimi i mbetjeve mortore bahet edhe në Rashkë por edhe në e bëjmë këtu në Kosovës. Tash për tash nuk e dimë kur vinë, jemi të interesuar sa ma shpejt mu krye gërmimet. Ende s’jemi marr vesh se kur munden më ardh”, ka thënë Gjetaj.
Ndryshe, tash e 5 vite zhvillohen gërmime në Rashkë të Serbisë, ndërsa paraditen e së hënës janë gjetur eshtrat e para atje, që dyshohet të jenë të të personave që sot konsiderohen si të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira