“Ende nuk mund të flasim se kujt i përkasin mbetjet mortore të cilat janë gjetur të hënën nga gërmimet që kanë nisur në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi”.
Kështu ka thënë për arbresh.info, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj.
“Ne vetëm sa kem hasur në mbetje mortore dhe është duke u bërë vlerësimi. Pas vlerësimit dalim më komunikatë. Ne e kemi ekipin atje, kur të verifikojmë do të japim më shumë detaje, dyshimet janë se mbetjet mortore janë të shqiptarëve nga lufta e fundit. Si të marrim detaje më shumë do të bëjmë publike”, ka thënë Gjetaj.
Ndryshe, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, mbrëmë ka konfirmuar se mbetjet mortore të gjetura në Rudnicë dhe Kizhevak të Rashkës në Serbi janë të shqiptarëve të Kosovës.
Ekipi për gërmime është tash e tri javë duke gërmuar në atë pjesë./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Kvaratskhelia për finalen me Arsenalin: Ndeshja më e madhe e...
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri