Dy shtetas kosovarë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar në Kosovë nga policia.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar ekstradimin e personave me inicialet L.V. (1990) dhe A.M. (1991).
Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca, falë bashkëpunimit me autoritetet e këtyre dy shteteve.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Ata dyshohen për përfshirje në vepra penale të ndara dhe për shmangie nga drejtësia.
Pas ekstradimit, të dyshuarit u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...