Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë edhe njësitet tjera relevante të PK-së, me datën 09.09.2025 përmes pikës kufitare Vërmicë ka bërë ekstradimin e dy të dyshuarve shtetasve të Kosovës.
Sipas njoftimit, të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vepra të ndryshme penale si: “Grabitje“ dhe “Vjedhje grabitqare“, shkruan Arbresh.info.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.”, thuhet tutje në njoftim.
Të dyshuarit pas ekstradimit të tyre janë dërguar në njësitet përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit./Arbresh.info/
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht