Policia e Kosovës ka realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar nga drejtësia, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice) në INTERPOL.
Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, ndërsa tjetri nga Kosova për në Shqipëri.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar nga drejtësia, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice) në INTERPOL”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se më 7 prill 2026 është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë shtetasi kosovar me inicialet I.A., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ndërsa sot, më 8 prill 2026, është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri shtetasi kosovar me inicialet N.C., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare.
“I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në PKK Vermicë”, thuhet në njoftim.
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...
Tërnava lutet për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga: ...
Kurti nis takimin me kongresistët amerikanë
Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim pë...