Policia e Kosovës edhe sot po vazhdojnë aktivitetet sportive në shenjë të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të saj. Historia 20 vjeçare e Policisë së Kosovës do të shpaloset në një ekspozitë e cila do të hapet në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Ekspozita “20 vjet me Policinë e Kosovës” hapet të hënën, më 2 shtator, në ora 19:00 në Muzeun Kosovës, ndërsa organizohet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës “Në këtë ekspozitë do të prezantohen fotografi, dokumente dhe uniformat që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani.
Ekspozita “20 vjet me Policinë e Kosovës” realizohet në kuadër të Javës së Policisë, për nder të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKK-së.
Nga data 03 shtator deri me datë 06 shtator kur do të mbahet ceremonia kryesore, do të ketë aktivete në vazhdimësi, bazuar në agjendën në vijim:
Data 03 shtator garat e vrapimit (kros) –vendi Mitrovicë, stadiumi ‘Adem Jashari‘
Data 03 Shtator ora 11:00- 13:00 -Aktivitet Policore në Kryeqytet -Sheshi Zahir Pajaziti .
Data 04 shtator lojërat në pingpong , vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë
Data 04 Shtator –ora 08:00 – 16:00 – ‘Porta e Hapur’ (në të gjitha Stacionet Policor)
Data 05 Shtator ora 10:00 finalja në futboll – vendi Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë
Data 06 Shtator ora 10:00 – Ceremonia kryesore vendi ‘White Garden Event’ –magjistralja Prishtine –Ferizaj ( km i 12-të).
Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 Shtator 1999. Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtar të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...