Ekspert për Çështje të Sigurisë, Drizan Shala, në një intervistë për portalin Arbresh.info, ka folur rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas incidentit që ndodhi të martën në mbrëmje ku pati të shtëna me armë dhe hedhje të granatës nga individ ende të pa identifikuar nga organet e shtetit.
Shala vlerëson se situata e sigurisë në veri është shqetësuese.
Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës që të dëgjohet kërkesa e ambasadorit të Amerikës, Jeff Hovenier, pasi sipas tij, janë shenja që mund të çojnë deri te përshkallëzimi i mëtejmë i situatës atje.
Ai madje e sheh si mundësi që situatë në Veri të ketë përmasa më të mëdha të destabilizimit në rast se kryeministri Albin Kurti nuk koordinohet vazhdimisht me aleatin strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Eksperti i çështjeve të sigurisë rekomandon Kurtin që të bëjë përpjekje maksimale për ta qetësuar situatën, sepse në të kundërtën sipas tij, mund t’i kërkohet me presion shumë të lartë që të dorëhiqet nga posti i shefit të ekzekutivit.
Shala madje e sheh si të mundshme muajin shkurt të vitit të ardhshëm ku qytetarët e Kosovës mund t’i drejtohen kutive të votimit.
Sipas tij, situata në veri ka gjasa të qetësohet dhe të kthehet në normalitet nëse shtyhen zgjedhjet dhe në bisedime të gjendet zgjidhja.
Shala ka shtuar se tensionimi i situatës së sigurisë në katër komunat veriore është planifikuar nga dhe i realizuar nga institucionet serbe, që u zbatua mjaftë mirë dhe ranë në grackë drejtuesit e institucioneve kosovare. /arbresh.info/Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...