Eksperti Amerikan i sigurisë, Daniel Serwer ka komentuar Gjykatën Speciale.
U themeluar në gusht të vitit 2015.
E ju deshën pesë vjet që Zyra e Prokurorit të Specializuar, të dorëzoj një aktakuzë për krime lufte ndaj një ish pjesëtari të UÇK-së.
Sali Mustfa, nën akuzua për krime lufte dy ditë më parë u paraqit në seancë dëgjimore pran Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, subjekt i një aktakuze të prokurorisë është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Aktakuza ndaj tyre ende nuk është konfirmuar.
E këto zhvillime dramatike për T7 i ka komentuar eksperti Amerikan i sigurisë Daniel Serwer.
Ai thotë se kryesit e krimeve të luftës duhet të mbahen përgjegjës, por potencon faktin se Specialja është në favor të serbëve.
Profesori i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve në Uashington thotë se Serbia po ngurron të mbajë përgjegjës komandantët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.
Serëer shton se Bashkësia Ndërkombëtare, duhet të merret me këtë çështje.
Ish këshilltari ministror në Departamentin e Shtetit Amerikan thotë se kjo çështje duhet të futet edhe në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Para Gjykatës Speciale me 1 tetor do të dal edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja