Të shtunën, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mbylli punimet e seancës konstituive. Ai thirri zyrtarisht mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, e cila pritet të mbahet nesër në orën 13:00. Megjithatë, PDK dhe LDK kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje, duke e cilësuar ftesën të pakuptimtë, pasi sipas tyre Kuvendi ende nuk është konstituuar plotësisht.
Ndërkohë, derisa të përfundojë konstituimi i plotë i institucioneve, përfshirë edhe formimin e qeverisë së re, ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në rritjen e pasigurisë dhe mungesës së stabilitetit politik në vend.
Moskonstituimi i plotë i Kuvendit dhe çdo vonesë në funksionalizimin e tij deri te formimi i qeverisë së re, mund të ketë ndikim të madh në aspektin e sigurisë.
Kështu ka paralajmëruar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
“Moskonstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë ka impakte të mëdha. Nuk dua të flas në aspektin ekonomik, financiar dhe të integrimit, të cilat janë po ashtu të mëdha, por në aspektin e sigurisë ka impakte jashtëzakonisht të rënda. Kjo në kuptimin që fare nuk e kemi të mbikëqyrur sektorin e sigurisë. Kemi shumë borde që nuk janë të zgjedhura, komisionet funksionale të Kuvendit që mbikëqyrin FSK-në, Policinë dhe veçmas Inteligjencën. Mos-konstituimi i Kuvendit ka lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen e sigurisë së Kosovës. Në një situatë hipotetike, nëse ndodh një gjendje e jashtëzakonshme ku Kuvendi duhet të miratojë propozimin e Presidentes, atëherë kjo mund të jetë një situatë mjaft e ndërlikuar”, tha Ibishi.
Kurse njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Avni Islami, tregoi për pasojat e mundshme.
“Në aspektin e sigurisë nuk rrezikohet siguria e vendit, por shumë trajnime dhe donacione të ndryshme mbesin peng i moskonstituimit të Kuvendit, pasi ato duhet të ratifikohen qoftë në Kuvendin e Kosovës apo nga Qeveria që do të dalë me kompetenca të plota nga ana e Kuvendit të Kosovës”, tha Islami.
Ekspertët e sigurisë theksojnë rëndësinë e funksionalizimit të plotë si një domosdoshmëri për shumë aspekte jetike për vendin./rtk
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë