Me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, evente të ndryshme janë organizuar si në Kosovë ashtu edhe në vende tjerë ku jetojnë shqiptarë.
Por ajo çfarë bie më shumë në sy është se sheshi i njohur i qytetit amerikan Nju Jork – Times Square ka ndezur ekranet gjigante ku shfaqet flamuri i Kosovës dhe një mesazh që uron pavarësinë.
Times Square konsiderohet si një prej shesheve më të njohura në botë, kurse flamuri i Kosovës u pa duke ‘valëvitur’ në ekranet gjigante që janë të vendosura.
Ndryshe telegrame urimi kanë ardhur në adresë të qeverisë dhe presidencës së Kosovës, duke uruar pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...