Nga ora 7:00 qytetarët e Republikës së Kosovës po i drejtohen kutive të votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të nivelit qendror.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) mundëson pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim.
“KQZ do të mundësojë votimin edhe kategorive të ndryshme. Në ditën e zgjedhjeve KQZ do t’i dërgojë ekipet mobile për votimin e personave që janë gjithsej 96 ekipe mobile për këto kategori që i takon personave me sëmundje apo aftësi kufizuese, personat në spitale, personat e moshuar, të burgosurit”, thotë për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Po ashtu në këto zgjedhje, sipas Elezit janë shtuar edhe 140 ekipe mobile që do të shkojnë në adresë të personave që janë pozitiv me Covid-19.
“140 mobile që do të shkojnë në adresat e qytetarëve që janë me Covid-19”, u shpreh ai.
Po ashtu këto kategori janë të përcaktuara edhe me ligj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mundëson pjesëmarrjen në votime edhe të personave që për rrethana specifike nuk mund të shkojnë në vendvotim. Këtu përfshihen: Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia; Personat në spitale, Personat moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit; Personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor; Të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, si dhe personat që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie./arbresh.info/
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat