Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, tha se incidenti ka ndodhur në një institucion parashkollor në qytet, dhe si pasojë e goditjes, edukatorja është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Spitali Rajonal i Pejës ka bërë të ditur se pacienteja është pranuar me lëndime nga mjeti i fortë.
Pas ekzaminimit dhe ofrimit të kujdesit mjekësor, gjendja e saj është vlerësuar stabile dhe ajo është liruar për trajtim të mëtejshëm sipas rekomandimeve mjekësore./Arbresh.info
Incident i rëndë në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...