Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta vizitojë Kosovën.
Arbresh.info mëson se Rama do të jetë në Kosovë rreth orës 11:30.
Vizita e tij ka të bëjë me situatën e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
Po ashtu nga burimet e arbresh.info bëhet e ditur se kjo është edhe njëra ndër arsyet që presidenti Thaçi ka shtyrë adresimin e tij publik të cilin e kishte paraparë ta mbajë sot.
Shefi i qeverisë shqiptare nesër do të takohet me Presidentin e Kosovës, Kryeministrin Hoti dhe me liderët e partive politike.
Edi Rama e Hashim Thaçi do të dalin bashkë në adresimi publik, raporton Arbresh.info.
Arbresh.info do te ju mbaj të i formuar lidhur me takimin.
Menjëherë pas publikimit të aktit akuzues, Rama ka shkruar se nuk di se si ta shpreh indinjatën e tij përballë akuzave kundër UÇK-së.
“Jjam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës. RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE??????”, ka shkruar kryeministri shqiptar Edi Rama./arbresh.info/
Gjini: Po më vjen keq me thanë, por më 24 maj do të konfirmo...
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri