Blerim Sallahu, U.D i Ministrisë së Drejtësisë, falënderoi qytetarët për mbështetjen pas rezultateve të zgjedhjeve, ku ai nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, me 14,430 vota nuk arriti të fitojë ulësën, por shprehu mirënjohje për besimin që qytetarët i dhanë.
“Me 14,430 vota nuk arrita të fitoj një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen dhe besimin që më dhatë. Ky besim nuk është i humbur – është rruga ime për të vazhduar angazhimin për drejtësi, barazi dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Andaj, detyrimi ndaj jush mbetet i plotë”, tha ai./Arbresh.info
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...