Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së vendit, Vjosa Osmani, duke shprehur përkushtimin e Italisë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mbështetjen për stabilitetin dhe integrimin evropian të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti Mattarella ka theksuar se të dy shtetet kanë fuqizuar miqësinë vazhdimisht gjatë viteve, falë edhe kontributit të palëkundur të Italisë për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Republika e Italisë mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në urimin e Presidentit Mattarella./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë