Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një deklaratë për t’i bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ratifikojë sa më shpejt Demarkacionin.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë për indeksonline se partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e çmon porosinë e Ambasadës së SHBA’së për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, porse ajo do të vazhdojë të jetë e palëkundur në këtë drejtim sa i përket qëndrimit të saj.
“Sa i përket deklaratës së ambasadës së SHBA-së, mendoj që i kemi miq dhe se i kemi respektuar dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, megjithatë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban qëndrim të palëkundur dhe se nuk do të pajtohet me këtë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi. Ne e kuptojmë ambasadën amerikane mirëpo edhe në anën tjetër asnjë presion nuk mund të jetë demokratik. Deputetët e kanë integritetin e vet dhe është sovrani ai që flet në këtë rast. Deputetët janë të lirë të zgjedhin të drejtën, kështu na kanë mësuar edhe miqtë ndërkombëtarë e poashtu Amerika që të jemi demokratik. E çmojmë porosinë e tyre por ne si AAK e kemi qëndrimin tonë”, ka thënë Lekaj /Arbresh.info/
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...