Edhe një ushtarak shqiptar humb jetën në Letoni.
Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s, major Klodian Tanushi, ka humbur jetën në Letoni, pasi u plagos pas shpërthimit të minës që vrau nëntetaren Zarife Hasanaj.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhacka.
Në një postim në Facebook, ajo ka njoftuar se Tanushi ka humbur jetën të premten në mbrëmje.
Xhacka ndër të tjera ka njoftuar se ai ka lënë pas bashkëshorten me tre fëmijë.
“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë”, ka shkruar ajo.
Gjatë kësaj jave në Letoni pas shpërthimit të një mine ka humbur jetën edhe efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Zarife Hasanaj.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë