Sot rreth mesditës ka ndodhur një rast tragjik me ç’rast një vajzë 9 vjeçare ka humbur jetën.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Afrim Zhitia’ në Mitrovicë.
“Vajza ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë së saj, kur papritmas është zënë nga dyert lëvizëse të hekurta”, kanë thënë burimet.
Vdekjen e vajzës e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas tij, vajza është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Mitrovicës me ç’rast është konstatuar vdekja e saj, por nuk ka dhënë detaje të ngjarjes.
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...