Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Siç njofton IHMK-ja, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 9-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri 20gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Kurse java e ardhshme parashihet të jetë me kushte stabile të motit./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë