Safet Hiseni, këmbësori që humbi jetën mbrëmjen e 22 shkurtit pasi u godit nga një veturë në Bresje, do t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e Fushë Kosovës.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët njoftuan se ceremonia mortore do të mbahet në orën 13:00.
“Të dashur familjarë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë, Safet Hiseni, do të bëhet më 24.02.2026, në orën 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”./Arbresh.info
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë