Hazir Hoxha, kryetar i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, është arrestuar për veprën penale “Ngacmim” të denoncuar në polici nga deputetja e VV-së, Fitore Pacolli.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.
Pllana tha se ankuesja (Pacolli) ka denoncuar se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga i dyshuari (Hoxha).
“Me datë 29.07.2025, ankuesja ka denoncuar në polici se është ngacmuar dhe shqetësuar përmes rrjeteve sociale dhe thirrjeve telefonike nga një i dyshuar. Hetimet e përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, menjëherë kanë trajtuar rrethanat e denoncuara, me ç’rast pas identifikimit dhe intervistimit kanë arrestuar të dyshuarin. Ndaj të njëjtit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është inicuar një hetim në drejtim të veprës penale “Ngacmim” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Pllana./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Arrestohet Hazir Hoxha, dyshohet për ngacmim ndaj deputetes Fitore Pacolli
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...