Ka vdekur zjarrfikësi që ishte lënduar në aksidentin e rëndë mes një kamionete dhe kamioni të zjarrfikësve sot gjatë ditës në Gjakovë.
Vdes zjarrfikësi i përfshirë në aksidentin mes dy kamionëve në Gjakovë
Bëhet e ditur se ai është Kaqun Lima, shefi i Operativës së Zjarrfikësve të Brigadës së Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’.
“Me keqardhje u informuam për ndarjen nga jeta të Kaqun Limës, shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Ai u aksidentua sot rreth orës 15:30 në Mejë, ndërsa ishte në krye të detyrës, dhe ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë“, ka shkruar ai.
“Lajmin e kanë konfirmuar Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë“.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar dhe zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sapo na njoftuan se zjarrfikësi i lënduar në aksident mes dy automjeteve ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.
Ajo ka treguar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse të Policisë, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Arbresh.info
Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm: Vrasësit e Lirid...
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...