Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur në një objekt në zonën industriale në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se kanë pranuar informacion për një mjet të dyshimtë shpërthyes, në zonën industriale në Prishtinë dhe me rastin janë duke u marrë njësitet e nevojshme policore.
“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, tha Ahmeti.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...