Policia e Pejës ka njoftuar se kërkon bashkëpunim nga qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personit të shfaqur në fotografi.
Sipas Policisë, i dyshuari është Valtrim Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë.
I njëjti kërkohet për këto vepra penale: Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, lëndim i lehtë trupor, dhe kanosja.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, Ismet Kelmendi, dhe Premton Berisha janë dorëzuar në rajonin në e Policisë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartëpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor”.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...