Dy pacientë të shëruar nga koronavirusi do të lirohen sot nga Klinika Infektive.
Në njoftimin e kësaj të fundit thuhet se të dy personat kanë rezultuar negativ në testimet e fundit, shkruan arbresh.info.
Aty bëhet e ditur gjithashtu se në QKUK gjenden të shtrirë 12 pacientë me Covid-19, 2 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 13 maj 2020, janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjindet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit”, thuhet në raport./arbresh.info/
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...