Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes një motoçiklete dhe një biçiklete.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
I njëjti tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 21:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘ Bekim Berisha Abeja’ në Pejë”.
“Në këtë aksident ishin të involvuara një motoçikletë dhe një biçikletë, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...