Dy shtetas algjerianë janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra për Mbajtjen e Azilantëve në fshatin Vranidoll, komuna e Prishtinës.
Sipas policisë, arratisja ka ndodhur rreth orës 17:55, në rrethana ende të paqarta. Të dy personat janë larguar nga objekti dhe deri më tani nuk janë kapur.
Menjëherë pas raportimit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i lokalizuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse.
“Fsh. Vranidoll, Qendra e Mbajtjes së Azilantëve 29.05.2025, 17:55. Është raportuar se janë arratisur dy të dyshuar meshkuj shtetas algjerian nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti po hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport./Arbresh.info
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...