Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë (ORL) në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, gjatë vitit 2025 kanë realizuar 425 operacione kirurgjikale.
Sipas të dhënave nga spitali, gjatë së njëjtës periudhë janë kryer edhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore në këtë repart. Operacionet dhe shërbimet janë realizuar me mbështetjen e Shërbimit të Anestezionit, ekipit të instrumentarëve dhe infermierëve.
“Dy mjekë specialistë të Repartit të Otorinolaringologjisë, Dr. Arben Kastrati dhe Dr. Artan Haxhiu, në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, kanë kryer punë të jashtëzakonshme. Gjatë vitit 2025, në mbështetje edhe nga Shërbimi i Anestezionit, ekipi instrumentareve dhe infermierëve, kanë realizuar 425 operacione dhe 10 mijë e 600 vizita ambulantore. Mirënjohje pafundësisht për Dr. Arbenin, Dr. Artanin dhe stafin tjetër shëndetësor dhe mbështetës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kosova pjesë e Bordit të Paqes, Abdixhiku: LDK i gëzohet kët...
Operacioni “Bregdeti”/ Konfiskohen mbi 76 kg mariuhanë, arr...
Sveçla për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes: Një hap...
Real Madridi thyen rekorde financiare dhe udhëheq renditjen ...
Shqipëria ftohet si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Sp...
Njoftim për konsumatorët dhe mediat – Kujdes nga mesazhet ma...