Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se dy shtetas kosovarë janë në mesin e të riatdhesuarve nga zonat e konfliktit në Siri. Ishte Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë që dha lajmin për kthimin e 13 shqiptarëve përmes Aeroportit të Prishtinës, pasi institucionet në Kosovë refuzuan të përgjigjeshin në interesimin e gazetarëve në lidhje me këtë çështje, shkruan arbresh.info.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë sot kthyem dy shtetas tanë nga zonat e konfliktit në Siri. Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019”, ka shkruar ministri Sveçla në ‘Facebook’.
Ai tha se është i lumtur që Kosova është shtet lider global në luftën kundër terrorizmit duke zbatuar kështu me përgjegjësi të lartë obligimet tona si shtet anëtar i Koalicionit Global kundër ISIS.
“Si institucione do të jemi në gjendje gatishmërie në çdo kohë dhe do të angazhohemi maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve tanë por gjithmonë duke pasur parasysh që çdo veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dënohet sipas masave që përcaktohen nga ligjet”, tha Sveçla.
Aii tha se duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij procesi, kërkoi mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre. /arbresh.info/

Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...