Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar për ekstradimin e dy të akuzuarve për mashtrim të qytetarëve amerikanë.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se falë koordinimit me autoritetet në Kosovë, dy të pandehurit janë ekstraduar në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për akuzat.
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare, duke theksuar se ky rast forcon përpjekjet e përbashkëta për të mbajtur të sigurt qytetarët e të dyja shteteve.
“Falë koordinimit të shkëlqyeshëm dypalësh në kuadër të Marrëveshjes së Ekstradimit SHBA-Kosovë, dy të pandehur janë ekstraduar në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë për gjoja viktimizimin e shtetasve amerikanë. Ne vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare në ndihmën e qeverisë amerikane me këtë rast, i cili forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurt si Kosovën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...