Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka paralajmëruar heqjen e taksës doganore prej 10 për qind dhe eliminimin e kufizimit 10-vjeçar për importin e veturave nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, në vend të kufizimit të moshës së automjeteve, do të vendoset si kriter emetimi i gazrave, në përputhje me standardet evropiane mjedisore.
“Do ta heqim taksën doganore 10% dhe kufizimin 10 vjeçar për veturat nga BE, duke vendosur kriter emetimin e gazrave sipas standardeve evropiane.
Me programin “Anembanë Kosovës”, me 10 euro biletë të integruar, qytetarët do të udhëtojnë lirshëm në gjithë Kosovën”, shkroi ai./Arbresh.info
Kurti: Zotimi ynë i bërë para fermerëve të Mitrovicës për si...
Rama: Nuk kemi projekt për të anuluar në Zvërnec, kur të jet...
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjet miqësore t...
Gjini në Gjilan premton zhvillim ekonomik dhe pensione 500 e...
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...