Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka sqaruar se segmenti i rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, nuk është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) për mirëmbajtje.
Sipas tij, MMPHI është plotësisht e përgatitur dhe përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve që janë nën kompetencën e saj, veçanërisht gjatë sezonit dimëror, shkruan IndeksOnline.
Ai bëri të ditur se me fillimin e reshjeve të borës, ekipet e ministrisë janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët që mirëmbahen nga MMPHI, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt.
“Nuk është e vërtetë se segmenti i rrugës “Mon Balaj”, në Kodrën e Trimave, është në përgjegjësi të MMPHI-së për mirëmbajtje. Siç e kemi theksuar edhe më parë, jemi të përgatitur dhe plotësisht të përgjegjshëm për mirëmbajtjen e rrugëve që janë në kompetencë të Ministrisë gjatë sezonit dimëror. Mbrëmë, me fillimin e reshjeve të borës, ekipet tona janë aktivizuar menjëherë dhe kanë hedhur kripë në të gjitha rrugët nën përgjegjësinë tonë, me qëllim të garantimit të qarkullimit të sigurt dhe të papenguar.
Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj”. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa”, ka thënë Durmishi.
Ndërsa ka shtuar se kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë./Arbresh.info
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...
Policia në veri gjen sërish armë, municion dhe mjete të tjer...
Në vitin 2025, Shqipëria priti 12.47 milionë vizitorë
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...